Futboll

Struga dhe Shkëndija fitojnë bindshëm

15.04.2023 18:17

U zhvilluan sot ndeshjet e xhiros së 27 në ligën e parë të futbollit në vendin tonë...

U zhvilluan sot ndeshjet e xhiros së 27 në ligën e parë të futbollit në vendin tonë, e në të cilat favoritët e mëdhenj, lideri Struga dhe ndjekësi më i afërt Shkëndija, nuk gabuan.
Struganët, pas dështimit dhe barazimit me Skopjen javën e kaluar, kësaj here mposhtën bindhsëm Pobedën, duke i shënuar plotë gjashtë gola, edhe pse pësuan të parët.

Besart Ibraimi shkëlqeu me het trik në këtë sfidë, duke regjistruar het trikun e parë në kampionat që nga shtatori i vitit 2018. Ibraimi, sivjet ka arritur në kuotën e 16 golave në kampionat, ndërsa tani ka gjithsej 184 gola në ligën e parë, ku është edhe golashënuesi më i mirë në histori.

Shkëndija, pasi ishte e lire një javë më parë e pasi u eliminua nga kupa, tani me lehtësi mposhti Tikveshin në shtëpi dhe regjistroi fitoren e pestë rresht, apo të gjashtën në shtatë takimet e fundit. Në këtë sfidë, për kuqezinjtë shkëlqeu sërish Erald Çinari, me dy gola të ri.
Këtë xhiro, favoriti tjetër dhe kampioni aktual Shkupi, ishte i lirë.

Liga e parë – java e 27
Struga – Pobeda                        6:2        
Shkëndija – Tikvesh                    4:1
Milev, Cake, Cinari x2            
Makedonija Gj.P. – Akademija Pandev            0:0
Rabotniçki – Skopje                    1:0
Sileks – Bregallnica                        0:0
Shkupi                             i lirë

Renditja:
1. Struga                53
2. Shkëndija                47 (-1)
3. Shkupi                45 (-1)
4. Sileks                40 (-1)
5. Bregallnica            37 (-1)
6. Makedonija Gj.P.        33
7. Tikvesh                30 (-1)
8. Rabotniçki            28
9. Akademija Pandev        22
10. Skopje                18
11. Pobeda                13