Futboll
Mbappe regjistron edhe një rekord te PSG dhe në Francë
16.04.2023 14:18
Me golin e shënuar në minutën e 31-të të ndeshjes kundër Lensit...

Me golin e shënuar në minutën e 31-të të ndeshjes kundër Lensit, të cilën Paris Saint-Germain e vendosi në favor të tyre me 3:1, sulmuesi i kampionit aktual Kylian Mbappe siguroi një vend në historinë e klubit.
Për Mbappen ky ishte gjithsej goli i 139 në kampionatin francez me ekipin parizien dhe me këtë, për një gol e ka kaluar rekordin e mëparshëm të Edinson Cavanit, i cili deri dje ishte lojtari më efikas në historinë e Paris Saint-Germain në Ligue 1.
Pas golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave është Zlatan Ibrahimovic me 113 shënime, ndërsa në shoqërinë e 10 golashënuesve më të mirë, nga lojtarët aktiv është vetëm edhe Neymar me 82 gola.
Nëse golave e Mbappes nga PSG i shtohen edhe ata deri sa luante për Monacon, ai ka gjithsej 155 në Ligue 1 deri më tani, ndonëse është në moshë vetëm 24 vjeçe. Goli i djeshëm ishte i 20-ti i sezonit për Mbappen dhe ai u bë lojtari i parë i PSG-së që nga Pedro Pauletta që shënon të paktën 20 gola në ligë në katër sezone radhazi.
