Futboll

Imobile përfshihet në aksident trafiku me tramvaj

16.04.2023 14:23

Ciro Imobile u përfshi në një aksident të tmerrshëm trafiku mëngjesin e sotëm

Ciro Imobile u përfshi në një aksident të tmerrshëm trafiku mëngjesin e sotëm, ku makina e tij u përplas nga një tramvaj afër stadiumit të klubit të tij.
 
Së bashku me futbollistin e Lazios ishin edhe fëmijët e tij, por fatmirësisht, pavarësisht pamjes së tmerrshme, asnjëri prej tyre nuk u lëndua. Disa persona që ndodheshin në tramvaj kanë përfunduar me lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital ku ndodhen në gjendje të mirë.
 
Pas gjithë incidentit, Immobile ka bërë të ditur se tramvaji nuk ka respektuar sinjalistikën e komunikacionit dhe ka konfirmuar një lëndim të lehtë në dorë.
 
“Tramvaji kaloi me semafor të kuq. Fatmirësisht jemi mirë, më dhemb vetëm krahu” është shprehur katër herë golashënuesi më i mirë në kampionatin Italian dhe kampioni i Europës me Italinë në EURO 2020.