Basketboll

NBA Play off: Kampioni Golden State humb takimin e parë

16.04.2023 14:26

Kanë nisur ndeshjet e para çerekfinale të play off-it në NBA, në të dyja Konferencat...

Në Lindje, skuadra e Boston fitoi 112-99 ndaj Atlanta, sfidë e komanduar nga Celtics. Për vendasit u dalluan Broën me 29 pikë, Tatum me 25 e Ëhite me 24 pikë, një trio që bëri diferencën në parket.
 
Pa probleme fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-101 Brooklyn. Joel Embiid me 26 pikë e James Harden me 23 u dalluan në parket, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Bridges për Nets. 
 
Fiton edhe NeW York, që falë 27 pikëve të Brunson mundi 101-97 Cleveland, me ç`rast ekipi njujorkez ishte i vetmi gjatë natës së shkuar që triumfoi në parket mysafir. 
 
Në Perëndim, skuadra kampione e Golden State u mund 126-123 nga Sacramento, sfidë e ekuilibruar deri në fundin e saj. 30 pikët e Curry mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dallua De’Aron Fox, autor i 38 pikëve.