Maqedoni
Lufta kundër korrupcionit, analistët shum fjalë pak punë
16.04.2023 15:48
Ndonëse të gjithë aktorët politik në vend deklarohen se janë kundër korrupcionit...

Ndonëse të gjithë aktorët politik në vend deklarohen se janë kundër korrupcionit megjithatë në të gjitha raportet e faktorit ndërkombëtarë që vlersojnë këtë dukuri vërehet shum pak përparim. Analisti Ibrahim Memeti për TVM-2 ka thotë se në RMV shumë flitet për korupsionin por shum pak punohet, mbase sipas tij ajo që është më e keqja tek ne shum pak dimë se si të luftohet kjo dukuri.
“Këtu ka shumë probleme, nuk është vetëm problemi i partive, i shoqërisë ose e mediave, por është faji te sistemi. Sistemi duhet të funksionon si tërësi, sepse korupsioni nuk është një dukuri e thjeshtë ku me një ligj, ose aktivitet mund ta zgjidhësh problemin. Skriningu është një shans i mirë, sepse tani do të kemi mundësi të shohim se cilat janë dobësit e sistemit tonë. Emërimin e të gjitha gjërave si korupsion, mendoj se me këtë po ju bëjmë shërbim atyre të cilët me të vërtet meren me korupsion, sepse kur cdo gjë etiketohet si korupsion, atëher korupsioni kalon pa u vërejtur”, u shpreh analisti politik Ibrahim Memeti.
Nga ana tjetër gazetari Zoran Ivanov vlerson se partitë politike shumë pak kanë bërrë në këtë drejtim, dhe pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë sidomos tani pasi të fillon hapja e kapitujve vështirë se mund ta zhvillojmë një luftë të pastër ndaj krimit dhe korupsionit.
“Ne asgjë nuk mund të bëjmë vetëm në lidhje me korupsionin pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë mendoj në SHBA dhe të BE. Po japim shenja të një populli të varfër, të frustruar dhe lakmitar, dhe secili që po vije në pushtet me të rëndësishëm i kanë tenderat dhe buxhetet. Mendoj se pa integrim në BE, dhe pa ndihmën reale të faktorit ndërkombëtarë nuk mund të bëjmë asgjë. Ne vetëm flasim për korupsion, por realishtë nuk bëjmë asgjë. Edhe sikur situata mos të jetë gjithcka zi, këtë përshtypje e kemi në opinion, sepse kemi institucione jo-fuksionale”, theksoi gazetari Zoran Ivanov.
Një gjyqësor efikas do të ishte shum me rëndësi në luftën kundër korrucionit, teksa për momentin nuk është kështu dëshmon fakti i zgjatja dhe vjetërsimit i lëndëve. Megjithatë sipas njohësve të rrethanave, me hapjen e kapitujve RMV do të duhet të bënë shumë ndryshime në luftën kundër krimit dhe korupsionit.
FITIM KRYEZIU
