Maqedoni
Anesteziologu përfundon në burgun e Shutkës, i caktohet tetë ditë paraburgim
16.04.2023 16:10
Anesteziologu 43 vjeçar nga Spitali i Tetovës i cili në rrjetin social Tik Tok...

Anesteziologu 43 vjeçar nga Spitali i Tetovës i cili në rrjetin social Tik Tok filoi dhe emitoi pacientë dhe personelin mjekësor nga reparti i Gjinekologjisë përfundoi pas grilave.
Ai është dorëzuar në Burgun e Shutkës dhe i është caktuar masa e paraburgimit për tetë ditë. Do të ndiqet për veprat penale shërbim joadekaut i punës dhe për inçizim të paautorizuar.
“Me datë 15.04.2023, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, personit V.D. 43 vjeç nga Odri i Tetovës, i ka caktuar masë paraburgimi prej tetë ditë dhe i njëjti do të mbahet në Burgun e Shutkës në Shkup , për vuajtje të paraburgimit”, informuan nga SPB Tetovë.
Incidenti ka shkaktuar shumë reagime në opinion. Rastin në fjalë e paraqiti Drejtori i Klinikës Pëllumb Vela. Ministri Shëndetësisë tha se ka kërkuar që anesteziologut ti ndërritet mardhënia e punës dhe ti merret licenca për punë.
Reagime kishte edhe nga Oda e Mjekve duke paralajmëruar se në afat të shkurtër kohor do të ndërrmiren masa. Sipas ytre incidentet e tilla ët izoluara nuk duhet të jenë barrë për të gjithë mjekët që ushtrojnë me profesionalizëm profesionin e tyre.
FLUTURA LATIFI
