Maqedoni
Besimtarët ortodoks kremtojnë Pashkët, Ringjalljen e Krishtit
16.04.2023 16:32
Besimtarët ortodoks kremtojnë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore...

Besimtarët ortodoks kremtojnë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit në mesnatë u shpall në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, kurse gjatë ditës u mbajtën liturgji ringjalljeje.
“Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke goditur vezën e kuqe të pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit. Besimtarët ortodoks këtë ditë urojnë njëri tjetrin për shëndet të mire jetë të begatshme dhe lumturi.
“Të gjithë besimtarëve u uroj festa të hareshme dhe të jemi të gjithë shëndosh dhe mirë”, shprehet qytetari.
“Dëshiroj të ketë paqë në botë, të duhen njerëzit me njëri tjetrin sepse kjo na mungon kohëve të fundit dhe shëndet për të gjithë”, theksoi qytetari.
“Të kemi shëndet, lumturi dhe askund të mos ketë luftë”, u shpreh qyetatri.
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z Stefani, shpalli Ringjalljen e Krishtit dhe dërgoi mesazhe për Pashkët.
“Pashkët e sivjetshme, për herë të parë pas ndalimit të veprimtarisë së Arqipeshkvisë së Ohrit në vitin 1767, kremtohen në unitet kanonik me kishat ortodokse.Jetojmë tek Zoti dhe për Zotin, të jetojmë në të vërtetën, në paqë me vetveten, me Zotin dhe me të gjithë përreth nesh. S`ka jetë më dinjitoze për atë njeri që vetsakrifikohet për të tjerët sipas shembullit të Krishtit, I cili flijoi jetën e tij për ne dhe shpëtimin tonë”, theksoi lexuesi i letrës së z. z Stefanit, Stravrofor Sasho Nikollovski.
Ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, u prit delegacioni shtetëror dhe kishtar i cili për herë të parë drejtpërdrejtë nga Jerusalemi solli zjarrin e Shenjtë.Zjarrin e Shenjtë në Aeroportin e Shkupit, e pritën Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni kishtar i Kishës Ortodokse maqedone.
Zjarri u shpërnda në temujt ortodoks të vendit ku mbrëmë ka pasur liturgji, pas çka në mesnatë, me rënien e këmbanave u shpall Ringjallja e Krishtit.
FLUTURA LATIFI
