Maqedoni
Rritja ekonomike, Baush: Më afër parashikimit të FMN-së
16.04.2023 17:16
Fondi monetar ndërkombëtar në raportin e fundit për vendin tonë parashikon rritje ekonomike...

Fondi monetar ndërkombëtar në raportin e fundit për vendin tonë parashikon rritje ekonomike prej 1,4 % ndryshe nga qeveria e cila ka projeksionuar rritjen ekonomike në 2.9%.
Ndërkohë eksperti ekonomik Abil Baush vlerson se projeksioni i qeverisë vështirë se mund të realizohet dhe më shumë gjasa kemi që ky vit të përfundojë më afër projeksit të FMN-së, ndërsa rritje ekonomike e cila do të sjell zhvillim ekonomik të mirëfilltë mund të pritet gjatë vitit 2025.
“Në këto parametra të inflacionit dhe në këtë kriz të madhe në të cilën kalon prej kohës së kovidin e këndej e gjith ekonomia globale un mendoj se të fillojmë vitin 2024 të kemi një rikuperim ekonomik me një inflacion një shifror dhe të fillojmë të mendojmë në aspektin e rikuperimit ekonomik , të kemi një rritje normale ekonomike dhe ndoshta efektet e investimeve ose politikave të mirëfillta të cilat do të duhej ti bëj qeveria të kemi një rritje të hovshme ekonomike nga viti 2025 kur edhe tregjet ndërkombëtare do të kenë një far lloj relaksimi të zinxhirit të furnizimit të tregut të energjenseve”, u shpreh eksperti ekonomik Abil Baush.
Sa i përket infalcionit Baush thotë se po zgjatë më tepër nga ajo që mendohej, ndërsa masaat si përkufzimi i çmimeve nuk e dhanë efektin e tyre.
“Infalcioni për fat të keq nuk u menaxhua ashtu siq do duheshtë të jetë edhe pse u bë e pamundura edhe u morrën disa masa të cilat në një sitautë të caktuar dhanë efektë kohore afatshkurte por mungon masa integruese. Kur merni një masë si përkufizimi i çmimeve duhet të keni parasysh se duhet të merni edhe masa tjera për relaksimin e tregut të produktevev sepse mund të paraqitet një mungesë e një produkti. Duhet të keni parasysh se ju mund të dëmtoni një sektor ekonomik ose mund të monopolizoni një sektor tjetër”, theksoi Baush.
Pas normave dyshifrore në vitin 2022, këtë vit inflacioni në Maqedoninë e Veriut do të ngadalësohet dhe do të arrijë në 9.2 për qind thonë nga FMN ndërsa qeveria pret që vitit të përfundojë me 7.1%.
GAZMEND KURTISHI
