Maqedoni

Pashkët, mesazhe urimi nga krerët e shtetit dhe partiak

16.04.2023 18:22

Me rastin e festës së madhe ortodokse “Pashkët”, mesazhe paqeje dhe bashkimi...

Me rastin e festës së madhe ortodokse “Pashkët”, mesazhe paqeje dhe bashkimi për një vend të begatë, dërguan kreu i shtetit  dhe liderët e partive politike.  Presidenti Pendarovski  kërkoi t'u rezistojmë të gjitha krizave.
 
“Sinqerisht shpresoj se Pashkët do të na sjellin mendime të mira, optimizëm dhe frymëzim për të bërë vepra të mira dhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje pa dallim feje apo etnie”, ka shkruar presidenti Pendarovski.
 
Kryeparlamentari Talat Xhaferi beson se vetëm të bashkuar mund të marrim vendime që do të nënkuptojnë përparim dhe zhvillim të vendit.
 
“Tani, më shumë se kurdoherë nevojiten fjalë shprese, besimi, fjalë respekti dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, të solidaritetit, humanizmit, sakrificës dhe unitetit. Tani, më shumë se kurdoherë bota ka nevojë për atë të jemi njerëz më të mirë për veten, për bashkëqytetarët dhe për vendin tonë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Xhaferi.
 
Kryeministri Kovaçevski theksoi se vetëm kur jemi unikë mund të përparojmë dhe të zhvillohemi dhe tu lëmë një trashëgimi më të mirë gjeneratave ardhshme.
 
“Kjo është festë e madhe. Dua që të gjithë tju dëshirojë paqë, mirëqenie, para se gjithash shëndet, suksese dhe avancim në planin individual dhe profesional”, u shpreh kryeministëri i RMV-së, Dimitar Kovacevski.
 
Urime për Pashkët ortodokse ka dërguar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
“Qoftë kjo ditë feste reflektim frymëzues për praktikimin e sa më shumë veprave të mira, për hapërim të përbashkët në rrugën e virtyteve, për shtrirjen e dorës së ndihmës dhe pajtimit mes njëri- tjetrit” - thuhet në urimin e Ali Ahmetit postuar në Facebook.
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se vendi ka nevojë për ndryshime për të dalë nga grija, sepse sipas tij jetojmë në një kohë të mbushur me sfida.
 
“Ju uroj momente të panumërta lumturie, paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja. Mirëqinie për secilin nga ne”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Urime për Pashkët ortodokse kanë dërguar edhe lider të partive të tjera politike, si dhe kryetarë të bashkive në vend.
 
SAFET ADEMI