4 të vdekur nga sulmi masiv në një ditëlindje në Alabama
17.04.2023 10:47
Të paktën katër persona kanë humbur jetën...

Të paktën katër persona kanë humbur jetën kurse 28 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja e rëndë u shkaktua pas një sulmi masiv në festën e 16-vjetorit që kishte bërë bashkë nxënësit e një klase.
Mësuesi i shkollës së mesme Phil Dowdell, një atlet i njohur, është mes viktimave.
Presidenti Joe Biden bëri edhe njëherë thirrje për ligje më të ashpra për armët pas ngjarjes.
“Ku ka arritur kombi ynë kur fëmijët nuk mund të marrin pjesë në një festë ditëlindjeje pa frikë?”
Biden pyeti, në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të dielën.
