ZPS Hagë, dëshmitari i dytë një anëtarë i LDK-së

17.04.2023 14:35

Me dëshminë e dëshmitarit të dytë...

Me dëshminë e dëshmitarit të dytë, ka vazhduar paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndaj ish pjesatarëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup krasniqit.

Dëshmitari tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai si dëshmitari i mbrojtur ka folur për qëllimin e LDK-së në vitet e 90-ta duke theksuar se “së bashku me presidentin Ibrahim Rugova ishte qëllim shpallja e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur”.

Duke iu referuar si “institucione paralale në kohën e okupimit serb”, ai ka përmendur se ato udhëhehiqeshin shumica nga LDK-ja si presidenti Rugova, kryeministri Bukoshi e kështu me radhë.

I pyetur nga Prokurori, si u bë publike UÇK-ja? Dëshmitari me përgjgije se: “U bë publike pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij është bërë publike UÇK-ja. Me pjesëmarrjen e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinajt”.

I pyetur nga Prokurori se kush nga folësit ishte më i rreptë?

Dëshmitari ka thënë Rexhep Selimi, i cili ka deklaruar se veç me fjalë nuk arrihet lufta.

Sipas dëshmitarit fjala ishte për Lidhjen Demokratike e Kosovës. Kjo sepse thanë që nuk mundemi vetëm me fjalë paqësore, por edhe lufta. E u dijke kush është në Prishtinë, e kush punon në mënyrë paqësore.

Sipas Dëshmitarit në qershor të vitit 1998, pothuajse komplet Malisheva kontrollohej nga UÇK-ja.

Marrja në pyetje e këtij dëshmitari parashihet të zgjasë pesë ditë.