Botë

“Boko Haram”, vret së paku pesë njerëz në Çad

13.02.2015 18:22

Grupi militant “Boko Haram” ka vrarë së paku pesë persona gjatë një sulmi në Çad...

Banorët dhe burime të sigurisë kanë njoftuar se rreth 30 militantë islamik e kanë sulmuar fshatin Ngouboua, mëngjesin e sotëm.
 
Sipas banorëve, militantët kanë vënë zjarr në disa shtëpi. Banorët thanë se militantët kanë vrarë disa persona para se të njëjtit të ndiqen nga ushtria. 
 
“Boko Haram” i ka intensifikuar sulmet në qytetet që janë fqinje të Kamerunit dhe Nigerit.