Botë
Sudan, dita e tretë e luftimeve mes palëve, viktima, të plagosur dhe kriza tjera
17.04.2023 16:25
Luftime intenzive dhe të përgjakshme kanë kapluar Sudanin...

Luftime intenzive dhe të përgjakshme kanë kapluar Sudanit për të tretën ditë me rradhë. Përleshjet e dhunshme kanë lënë pas afër 100 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur .Në mesin e viktimave janë edhe 3 punonjës humanitar të Kombeve të Bashkuara.
Programi Botëror i Ushqimit ka suspenduar ndihmat ndërkaq kryeqyteti i vendit Kartumi, përballet me mungesën e rrymës elektrike , ujit dhe krizën humanitare.
“Nuk mund të dal. Është rrezik. Lufta është gjithkund. Asnjëherë s'do t'i kthehemi rregjimit të përparshëm, ka thënë ish kryeministri sudanez, Abdallah Hemdok”, u shpreh inxhinieri Ahmed.
“Çkado që të ndodh tani, Sudani më nuk është sikur para ndryshimeve të prillit 2019. Përgjithmonë u prshëndetëm me diktaturën. Ndoshta do të ndryshojmë, do të kemi pengesa por asnjëherë nuk do të jemi të shkelur. Diplomatët skeptik për zgjidhje të shpejtë paqësore. Bëjnë thirrje për bisedime, me qëllim, rivendosjen e qeverisë civile”, theksoi ish kryeministri i Sudanit Abdallah Hemdok.
“Ekzistojnë dy forca të armatosura që e duan fuqinë dhe që të dyjat premtojnë se do të përgjigjen për revolucionin sudanez me transferimin e fuqisë sga civilët, por gjithmonë ikin nga kjo”, u shpreh ish ambasadori në Sudan Vilijam Pejti.
“Populli i Sudanit dëshiron ta sheh luftën prapa në kazerma. Duan demokraci, pushteti civil”, theksoi sekretari shtetëror i SHBA-ve, Antoni Blinken.
“Kërkojmë të ndalet lufta menjëherë. Kthimë të bisedimeve në drejtim të pushtetit civil. Ky është rezultati që do donim”, u shpreh ministri i ministri i jashtëm i B. së Madhe Xhejms Kleverli.
Liga arabe ndërkohë ka mbajtur mbeldhje urgjente.
“Edhe përkundër angazhimeve nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare këto forca të trasformuara nuk pajtohen të integrohen me armatën nacionale, ashtu siç ishte marrëveshja”, theksoi përpaqësuesi i Sudanit në ligën arabe Al Sadik Omar Abdalla.
Përplasjet në Sudan janë pjesë e një lufte për pushtet midis shefit të ushtrisë, gjeneralit Abdel Fattah al Burhan dhe kreut të Grupit të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, gjeneralit Mohamed Hamdan.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
