Botë
Rama i nënshtrohet një operacioni kirrurgjik
17.04.2023 17:53
Kryeministri Edi Rama i është nënshtrua një operacioni për heqjen e appendesitit...

Kryeministri Edi Rama i është nënshtrua një operacioni për heqjen e appendesitit në orët e para të mëngjesit në repartin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë thanë se gjendja e kreut të qeverisë është e mirë dhe se brenda 24 orëve mund të lërë spitalin.
“Operacioni shkoi mirë, nuk ka temperaturë dhe sot do të fillojë dhe të ushqehet. Nesër besoj se duhet të dalë nga spitali. Me laparoskopi koha e rikuperimit është shumë e shpejtë. Kryeministri nuk duhet të tregojë ndonjë kujdes të shtuar. Ai mund të ecë që sot”, u shpreh shefi i kirurgjisë Arben Gjata.
Nënshtrimi i kryeministrit në operacion për heqjen e appendesitit vjen në një kohë kur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ka nisur tashmë. Doktor Arben Gjata sqaroi se kreu i qeverisë shumë shpejt do të jetë në gjendje për të nisur aktivitetet politike.
Për të ruajtur ritmin gjatë kohës së rikuperimit që do të ketë nevojë kryesocialisti Rama, takimet elektorale të socialistëve do të vijojnë nga deputetët dhe drejtuesit politik në çdo qark së bashku me kandidatët.
LULJETA NDOKA
