Maqedoni

Alternativa kundër konceptit të ri në arsim

17.04.2023 18:15

AlternAtivA gjykon se modeli i ri i arsimit, sipas të cilit do të hiqet lënda e Historisë, Gjeografisë dhe Etika e religjioneve...

AlternAtivA gjykon se modeli i ri i arsimit, sipas të cilit do të hiqet lënda e Historisë, Gjeografisë dhe Etika e religjioneve, ndërsa do të ketë edhe fuzionim të disa lëndëve të tjera, është i dëmshëm dhe i padobishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë.
 
“Derisa ishim në Qeveri, ne e kemi penguar implementimin e këtij modeli. Heqja e lëndës së Historisë e grushton keq kujtesën kolektive institucionale arsimore për nxënësit, por edhe mungesa e Gjeografisë jo më pak do ta dëmtojë formimin e tyre si intelektualë të ardhshëm. Një i ri që nuk do ta dijë historinë e kombit dhe të atdheut të tij do të jetë i përshtatshëm për standardet e një shoqërie pa identitete dhe do të jetë i zhveshur nga tabani i tij autokton dhe nga identiteti i tij kombëtar.”- thuhet në kumtesën e Alternativës.