Maqedoni
ESHS: Janë pa punë dhe as që kërkojnë punë
17.04.2023 18:37
Rreth 190 mijë persona në Maqedoni nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar...

Rreth 190 mijë persona në Maqedoni nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar dhe as që kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive.
Sipas të dhënave të fundit të statistikave shtetërore, janë edhe 130 mijë persona të tillë të moshës 55 deri në 64 vjeç dhe mbi 20 mijë nën moshën 24 vjeç, të cilët nuk janë as nxënës as student që në total janë 340 mijë persona nën moshën e pensionit, të cilët nuk janë të përfshirë në tregun e punës por as që kërkojnë punë.
Biznesmenët prej një periudhe të gjatë ankohen se nuk ka punëtorë dhe tashmë Qeveria ka nisur të mendojë për importimin e fuqisë punëtore nga jashtë.
Të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat tregojnë se Maqedonia ka shkallë shumë më të ulët të aktivitetit të popullatës punëtore sesa Bashkimi Evropian.
