Botë

SHBA: Festa kthehet në tragjedi, katër të vdekur dhe 28 të plagosur

17.04.2023 21:41

Dhuna e armëve trondet sërish Shtetet e Bashkuara: të paktën 4 persona mbetën të vrarë e 28 të tjerë u plagosën...

Dhuna e armëve trondet sërish Shtetet e Bashkuara: të paktën 4 persona mbetën të vrarë e 28 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një 16 vjecarje në qytetin Dadeville të Alabamës.
 
Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja, autoritetet ende nuk kanë asnjë të dhënë se cfarë e nxitin episodin e dhunshëm, dhe asnjë i dyshuar nuk është ndaluar nga organet e rendit. Gjithë cfarë mund të themi për momentin është se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
 
“Kishte katër jetë të humbura tragjikisht në këtë incident, 28 të plagosur,disa prej tyre janë në gjendje kritike dhe ju kërkoj të gjithëve të luteni. Ky do të jetë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Do vazhdojmë të punojmë me intenzitet për të zbuluar gjurmët dhe për të siguruar që drejtësia të vendoset për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Në këtë moment nuk mund të ndajmë asgjë për këtë rast ,pasi jemi në proces të hetimit”, u shpreh Jeremy Burkett nga agjencia e zbatimit të ligjit në Alabama. 
 
Sipas pastorit Ben Hayes, i cili shërben si kapelan në policinë e qytetit dhe për ekipin lokal të futbollit të shkollës së mesme, shumica e viktimave janë adoleshentë. 
 
“Një nga të rinjtë e vrarë ishte ndër sportistët tanë më të mirë dhe një djalë i shkëlqyer. I njihja shumë nga studentët. Dadeville është një qytet i vogël dhe do të ndikojë tek të gjithë në zonë”, theksoi Ben Hayes.
 
“Ai ishte një person i mirë. Unë po qëndroja pranë tij. Por plumbi e kapi shkokun tim”, u shpreh Daquan Doss, miku i njërit nga viktimat.
 
“Në atë moment isha duke ecur. Më qëlluan në tre vende, pikërisht këtu, këtu dhe këtu. Në atë moment nuk ndjeva asgjë, vetëm e pashë gjakun”, theksoi e plagosura nga të shtënat Taniya Cox.
 
Qyteti me një popullsi prej rreth 3,200 banorësh, ndodhet në pjesën lidore të Alabamas. Incidenti atje erdhi vetëm pak ditë pas të shtenave masive në shtetin tjetër amerikan të Kentakit ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën katër të tjerë. Gjatë këtij viti në SHBA janë shënuar  mbi 160 sulme masive me armë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU