Dita e dashurisë dhe miqësisë
Dita e Shën Valentinit deri në Mesjetë nuk është identifikuar vetëm me romantizëm, por edhe me dashuri fizike...

Dita e të Dashuruarve, 14 shkurti, festohet në shumë vende të botës si festë e të dashuruarve dhe festë e miqësisë, ashtu si dhe në Maqedoni.
Atë ditë praktikohet se çiftet shkëmbejnë dhurate,porosi dashurie, por edhe lule të kuqe si simbol i pasionit dhe dashurisë, por sa realisht festohet kjo ditë tek ne. TVM-2 pyeti qytetarët.
“Dashuria ndërlidhet me respekt besim me njeri tjetrit.Nuk nuk do të kisha dhuruar sot, për ditën e valentinit, ditet e tjera, këte dit nuk do të kisha veçuar të shenjtë”.
“Jo nuk e festoj.Çfarë më shumti dhuroni. Dasuria nuk është një dit, zakonisht dhuroj çokollata, parfume, etj..”
“Po jam e dashuruar. Edhe pse jemi pleq, ne kena dashuri me njëri tjetrin, ne dina shumë mirë se sot është Shen Vallentini, dhe zakonisht në këtë ditë marr dhurata prej më të afërmit...”
“Unë nuk besoj në këto festat e reja moderne Shen Valentini .Këto janë gjëra, që nuk janë në traditët tona, janë festa që kanë ardhur dhe janë futur pesë vitet e fundit dhe mendoj se pak janë të egzagjeruar. Unë personalisht nuk kam shprehi bëjë dhurata për shen valentini” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Për ditën e të dashuruave nuk duhet shumë, shkencë, filozofi dhe para. Mjafton vetem perkushtim, buzeqeshje apo çokollat për ti treguar partneres përball edhe njeherë , “Të dua”.
Në kuadër të festimeve të sotme, nuk munguan edhe arazhmanet për udhëtim. Agjencitë turistike për ditën e dashurisë kanë çuar shumë çifte në pushim.
“Për dallim nga vitetet e tjera, Shen vallentini po fillon të festohet çdo vit më tepër. Si feston bota ashtu edhe tek ne, është bërë një lloj trendi dhe nuk e llogaritet kjo ditë si fest fetare por si fest e të dashuruarëve dhe në përgjethësi interesimi është i madh” – tha Veton Grubi - “ETC TURS“
Shën Valentini një kohë të gjatë është vlerësuar si dita e të pamartuarve dhe beqarëve, e jo festë e bashkëshortëve. Po besohet se atë ditë vajzat janë fshehur nëpër fshat dhe kanë pritur nga të rinjtë e fshatit për t’i gjetur ato, ndërsa çiftet e krijuara pas asaj loje duhej të martoheshin pa u mbushur një vit.
Shën Valentini u popullarizua nga mesi i viteve 80-ta në Kinë dhe Tajvan, ku krahas këtë fest, ekziston edhe një fest tjetër për të dashuruarit me emër si , Si Sijao Dije. Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë.
Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. Sot, dita e Shën Valentinit pa dyshim na kujton, se dashuria është ajo që duhet kultivuar pa rezerv në tërë viti. (Rexhep Qamili, TVM2)
