Botë

Mellburni kalon Sidnejin si qyteti më i madh i Australisë

17.04.2023 22:01

Mellburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin 19...

Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.
 
Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Mellburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton.
 
Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Mellburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh - 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.
 
Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.
 
Ndryshe nga Sidneji, Mellburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.
 
Kjo nuk është hera e parë që Mellburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.
 
Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Mellburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905./evropaelire