Parashikimi i motit

18.04.2023 09:14

Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima.

Do të fryejë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi të përkohshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri  në 17 gradë Celsiusë.