Putin vizitoi selinë ushtarake ruse në Ukrainë
18.04.2023 10:21
Vladimir Putin ka vizituar selitë ushtarake...

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi selitë ushtarake në rajonet ukrainase Kherson dhe Luhansk, të cilat janë pjesërisht nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Shefi i Kremlinit mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson për të dëgjuar raporte nga komandanti i Forcave Ajrore dhe Grupi i Ushtrisë "Dnieper" dhe oficerë të tjerë të lartë mbi situatën në rajonet Kherson dhe Zaporozhye, të cilat Moska i ka shpallur pjesë të Rusisë. Ndërkohë, NATO ka dërguar trupa në tetë vende në kufi me Rusinë.
