Tajvan, “Yageo” është një investim i ri “Greenfield” në RMV

18.04.2023 12:20

Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski sot në Taipei të Tajvanit....

Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski sot në Taipei të Tajvanit do të nënshkruajë marrëveshje me “Yageo” për një investim të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është investimi më i madh “Greenfield” në vend që nga pavarësia.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në selinë e kompanisë. Parashihet që fillimisht fjalë përshëndetëse të mbajnë drejtori Despotovski dhe një përfaqësues i kompanisë, e më pas përmes video-konferencës të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Delegacioni i kryesuar nga Despotovski, nesër do të ketë mundësinë të vizitojë fabrikën “Yageo” në Kaohsiung. “Yageo” u themelua në vitin 1977 dhe sot konsiderohet si një nga furnizuesit më të mëdhenj globalë në industrinë e automobilave, energjisë së gjelbër dhe elektronikës së konsumit (5G dhe telekomunikacion). Ajo ka 29 zyra shitjesh, 49 vende prodhimi dhe 20 qendra kërkimi dhe zhvillimi në 24 vende në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe ka 40.000 punonjës.