Oda e mjekëve do të njoftojë për masat në rastin e mjekut nga spitali i Tetovës
18.04.2023 10:38
Oda e mjekëve sot në një konferencë për media do të informojë për veprimet e ndërmarra në lidhje...

Oda e mjekëve sot në një konferencë për media do të informojë për veprimet e ndërmarra në lidhje me rastin e anesteziologut nga spitali klinik i Tetovës, i cili në rrjetin social “Tik-Tok” publikoi incizime të pacienteve dhe personelit mjekësor.
Mjekut 43-vjeçar i është caktuar masa e ndalimit tetë ditë, ndërsa ministri i shëndetësisë, Fatmir Majiti, ka kërkuar heqjen e licencës së punës. Rasti është denoncuar në polici nga drejtori i spitalit, Plumb Vela. Ai të shtunën ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me ministrin e shëndetësisë, ku kanë bërë me dije se mjeku është pezulluar nga puna.
