Sudan, u qëllua në një kolonë diplomatike amerikane
18.04.2023 12:41
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, konfirmoi se një autokolonë diplomatike amerikane u qëllua në Sudan...

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, konfirmoi se një autokolonë diplomatike amerikane u qëllua në Sudan, megjithëse automjetet ishin të shënuara qartë me flamuj amerikanë. Nga incidenti nuk ka të lënduar.
Blinken foli me gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan, kreun e Këshillit Sovran Tranzicional të Sudanit dhe Forcën e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, të udhëhequr nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo dhe u kërkoi të dy udhëheqësve të bien dakord për një armëpushim. Ndërkohë, luftëtarët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake sudaneze hapën zjarr ndaj dronëve ushtarakë në Khartoum. Pothuajse 200 njerëz janë vrarë dhe mbi 1.800 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve.
