G7: Kritika ndaj retorikës ruse duke kërkuar sjellje të përgjegjshme nga Kina

18.04.2023 12:51

Ministrat e jashtëm të grupit të shtatë....

Ministrat e jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara dënuan njoftimet e fundit të Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi dhe i bënë thirrje Kinës që të veprojë si një anëtare përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar.

Në takimin treditor në resortin japonez të Karuizawa, ata kërkuan që të mos merren masa për të ndryshuar me forcë rendin botëror. Samiti i liderëve të G7 është planifikuar për në Hiroshima në maj.