Botë

Putin shkon në Ukrainë, ballë për ballë me gjeneralët besnikë

18.04.2023 13:48

Presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi forcat e sigurisë në pjesë të pushtuara të rajoneve të Kherson dhe Luhansk...

Presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi forcat e sigurisë në pjesë të pushtuara të rajoneve të Kherson dhe Luhansk, teksa grupi i ministrave të Jashtëm të G7 të mbledhur në Japoni, dënoi planet e Rusisë për të stacionuar armë bërthamore në Bjellorusi.
 
Kremlini bëri të ditur se Putin kishte vizituar rajonet e Kherson dhe Luhansk, duke marrë pjesë në një mbledhje të komandës ushtarake në të parin dhe duke vizituar selinë e gardës kombëtare në të dytin. Në Kherson, ai dëgjoi raportimet e komandantëve të forcave ajrore dhe grupit ushtarak Dnieper, të cilët e informuan mbi situatën në rajonet jugore të Herson dhe Zaporizhia.
 
“Është e rëndësishme për mua të dëgjoj pikëpamjet tuaja. Do të më pëlqente të fillonit me situatën ne zonën e Kherson e më pas në atë të Zaporizhias”, tha Putin.
 
Kherson, Zaporizhzhia dhe Luhansku në lindje, janë 3 nga katër rajonet që Putin i shpalli si të aneksuara shtatorin e kaluar pas referendumeve qe u cilësuan të paligjshme nga Perëndimi dhe Ukraina. Trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Kherson nëntorin e kaluar, dhe kanë përforcuar pozicionet e tyre në anën e kundërt të lumit Dnipro në pritje të një kundër ofensive ukrainase.
 
Vizitat e Putinit në pjesë të pushtuara të Ukrainës janë të rralla, edhe pse muajin e kaluar ai udhëtoi në rajonin e Krimesë dhe qytetin e Mariupol. Për të rritur presionin ndaj Kievit dhe aleatëve të tij perëndimor, Putin tha muajin e kaluar se rusi do të staciononte armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje. Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-tës të mbledhur në Poloni e cilësuan si të papranueshëm një hap të tillë. “Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe kërcënimi për të pozicionuar armë bërthamore në Bjellorusi janë të papranueshme”, u tha në një deklaratë në mbyllje të takimit 3-ditore në Japoni.