Barack Obama promovon programine e “Obamacare” në një mënyrë të pazakontë

14.02.2015 15:37

Mimika qesharake, selfie dhe përqeshje. Ose më mirë gjithcka që nuk pritet nga Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Për t’iu përgjigjur pyetjes se cfarë bën Obama kur nuk ka askënd pranë, mjafton të shihet kjo video. në të cilën njeriu më i rëndësishëm i Shteteve të bashkuara përgatit një promo.

Qëllimi është promovimi, edhe njëherë më shumë i reformës shëndetësore, Obamacare.

Nëse autoironia, shpërblen gjithnjë, presidenti duke treguar anën e tij më të panjohur, shpreson të tërheqë sa më shumë të rinj para përfundimit të afatit të skadimit për nënshkrimin prej më pak se 100 dollarë në muaj, para datës 15 shkurt.

Dhe këtë herë Obama ka zgjedhur të flasë në gjuhën e tyre nëpërmjet gjesteve, sjelljeve dhe objekteve që karakterizojnë botën e tyre. Videoja vë në pah anën sekrete të presidentit me atë të një të riu që në fund do të zbulohet se është bashkëpunëtori i tij. E njëjta sjellje, të njëjtat gjeste, për të arritur në përfundimin se Obama është njëri prej nesh. Dhe pikërisht si një njeri i zakonshëm ai shihet në pasqyrë, vë syzet e diellit duke imituar James Bond dhe përpiqet të bëjë një selfie.

Më pas i ulur në tryezë përpiqet të fusë një biskotë në një gotë shumë të ngushtë me qumësht, dhe kur nuk ia del dot thotë “Faleminderit Obama.

Kjo për të cituar të gjithë ata amerikanë që sa herë gjërat nuk shkojnë mirë, thonë Faleminderit Obama duke i vënë fajin presidentit për cdo gjë që nuk funksionon.

Në fund bashkëpunëtori futet i habitur në zyrë duke parë presidentin që përpiqet të imitojë një gjuajtje topi. Obama kthehet qesh dhe i thotë: “Mund të jetoj dhe unë?”.

Ndërkohë video që titullohet, gjërat që të gjithë bëjnë por nuk i tregojnë është bërë një hit i vërtetë në internet duke u klikuar më shumë se 20 milion herë brenda pak orësh.