Maqedoni

Levi: Historia nuk duhet kthyer mbrapa

18.04.2023 15:33

Izraeli sot përkujton 6 milion hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore...

Izraeli sot përkujton 6 milion hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në qendrën memorial në Shkup, u shënua dita e kryengritjes në geton e Varshavës, ku mbetën të vrarë 56 mijë hebrenj.  Midis viktimave të Holokaustit ishin 7.144 hebrenj maqedonas, të cilët u zhvendosën me dhunë në kampin e vdekjes në Treblinka në mars 1943. Duke i kujtuar viktimat, kryetari i bashkësisë hebraike në Shkup, Levi foli edhe për ndodhitë aktuale.
 
“Evropa moderne dhe tërë bota përparimtare, nuk guxon të lejojë  që përmes revidimit të historisë, të krijohet terren  për zhvillimin dhe përhapjen e ideve naziste. Bllokimi i Maqedonisë së Veriut, në rrugën evropiane, nën ombrellën e të drejtave të njeriut me provokime të zakonshme nga mbajtës të posteve politike nga vendi fqinjë. Nuk paraqet asgjë tjetër vetëm se zgjim të ëndrrave të vjetra dhe kthim në histori.”, - deklaroi kryetari i Bashkësisë hebraike në Shkup, Pepo Levi. 
 
Në këtë përkujtim iu ndanë çmime tre nxënësve për krijime artistike në kuadër të ekspozitës së titulluar "7.144 yje të shuar në holokaust" në kujtim të hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia. Me këtë, komuniteti hebre në Maqedoni shënoi ditën Jon Hashoah.
 
SAFET ADEMI