Sektori joqeveritarë motivon gratë të paraqesin rastet e dhunës
Dhuna në familje është një durkuri negative në rritje, shifrat për këto viktima sa vinë e shtohen dhe situata po bëhët gjithnjë e më alarmante...

Viktima më të shpeshta jan gratë të cilat shpesh herë preferojnë të heshtin. Për të motivuar viktimat e dhunës që ta ngrejnë zërin e tyre, organizatat të ndryshme joqeveritare me parulla dhe moto: ” për revolucion”,”ngritemi për drejtësi”, “e sulmojmë heshtje” realizuan një manifestim në në qendrën Tregtare ” Siti Mall” ne Shkup.
“Viktimat e dhunës shihet që po shtohen, ndoshta më herët nuk është folur për këtë, ndoshta është mbajtur e fshehur dhuna, ndoshta tani është ngritur në nivel shum të lartë dhuna dhe viktimat lajmërohen.Viktima të dhunës tek ne, pra te SOS-linja lajmërohen së paku 15 veta në ditë dhe ju mund ta merrni me mend sa persona që lajmerohen jan viktime e dhunës brenda një muaji dhe vitin që kaloi me duket se kishim 2800 raste” – Tomka Dilevska, Operatore e SOS-linjës telefonike.
“Qëllimi është që të ngritet vetëdija, sepse dhuna ndaj grave nuk është mënyrë e cila mund të zgjidhë ndonjë punë apo problemet në familje. Pradaj ne duhet ta ngrejme zërin dhe ti lajmërojmë rastet e tilla, të mos heshtim të lajmërohen në linjën SOS apo të drejtohen nëpër institucionet përkatëse sepse ka dikush që kujdeset dhe brengoset për ata” – tha Lolita Cekregji, kryetare e “Zonta Klub” Shkup.
Gylnere Nebiuna nga Iniciativa qytetare e femrave ”Antiko” thotë se institucionet e vendit nuk kan kapacitete për mbrojtjen e viktimave dhe nuk intervenojnë në kohë edhe pse ligji është në anën e tyre.
“Në shtetin tonë ka kornizë institucionale e cila duhet të luftojë në prevenimin kundër dhunës në familje. Meqe kohën e fundit kemi edhe ligj të posaqëm i cili e trajton këtë temë, mirpo është në pyetje se sa ajo implementohet ne praksë dhe sa jan kapacitete egzistuese për mbrojtje. Nuk mund të themi se jemi të kënaqura bile është në një fazë të palakmueshme, në nje nivel të palakmueshëm” – tha Gjynere Nebiu nga Iniciativa qytetare e femrave ”Antiko”- Rrjet multietnik.
Në Botë 603 milion gra jetojnë në vende ku dhuna në familje nuk konsiderohet krim dhe si të tilla pranojnë të jetojnë si te dhunuara. Kjo fushatë e cila ka filluar në Shkup ditëve në vijim do të mbahet edhe nëpër qytetet tjera të Maqedonisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
