Aksident tragjik në Meksikë, 16 të vdekur e 30 të plagosur
14.02.2015 16:22
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një përplasje fatale mes një treni mallrash dhe një autobusi në një autostradë në veri të Meksikës...

Sipas dëshmitarëve autobusi ka kaluar me të kuqe në semaforin që ndan shinat e hekurudhës me autostadën, gjë e cila më pas ka çuar në ndarjen përgjysëm të tij si pasojë e përplasjes.
“Ishte e tmerrshme, autobusi u nda në dy pjesë , ka shumë të plagosur dhe të vdekur,” thotë Jose Gerardo, një i afërm i njërit prej të plagosurve.
Sipas mediave lokale, autobusi kishte të paktën 60 persona në bord, teksa kapaciteti i tij është 40 vende.
