Maqedoni

Kodi zgjedhor, formohet grupi punues për reforma

18.04.2023 21:27

Përderisa procesi për ndryshimet kushtetuese has në vështirësi...

Përderisa procesi për ndryshimet kushtetuese has në vështirësi, Ministria e Drejtësisë njofton se është formuar grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor, i cili do të duhet t’i zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa paralelisht do të punojë edhe në Kodin e ri zgjedhor. 

“Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë të përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor.”, njoftojnë nga dikasteri i Drejtësisë.  
 
Kryesues i grupit punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.