Disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Gjermani

19.04.2023 09:20

Një operacion i madh policor...

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin gjerman, Dusburg, meqë disa persona janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fitnesi.

Policia ka thënë se situata ende është e paqartë.

Një zëdhënës policor e ka konfirmuar se “Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen në Twitter.

Transmetuesi publik WDR, ka raportuar se dy autorët e sulmit, i kanë therur me thikë vizitorët, në një qendër fitnesi.

Sipas informacioneve të gazetave gjermane, i dyshuari, apo të dyshuarit, ende janë në arrati.

Autoritetet nuk kanë dhënë shifrën e saktë të të plagosurve.

Arsyeja e sulmit, po ashtu, nuk dihet ende. (REL)