Regjistrohet një tërmet në Maqedoninë e Veriut
19.04.2023 10:40
Mëngjesin e sotëm një tërmet është regjistruar në vend...

Mëngjesin e sotëm një tërmet është regjistruar në vend, konkretisht në rrethinën e Shtipit.
Siç njoftojnë nga “EMSC”, tërmeti ka ndodhur në orën 04:22, dhe ka qenë me magnitudë 2.3 shkallë Rihter. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometra.
Në dy javët e fundit kjo është hera e pestë që është ndjerë tërmet në rrethinën e Shtipit.
