Zjarr në një spital në Pekin, të paktën 29 pesona kanë humbur jetën
19.04.2023 11:31
Një zjarr në një spital në Pekin ....

Një zjarr në një spital në Pekin ka lënë të vdekur të paktën 29 persona dhe ka detyruar dhjetëra të evakuohen, ka thënë një zyrtar i qeverisë kineze.
Ekuipazhet e urgjencës kanë arritur ta shuajnë zjarrin, i cili shpërtheu në krahun lindor të departamentit të pacientëve të spitalit të Pekinit Changfeng, , dhe të paktën 71 pacientë janë shpëtuar.
Një zëdhënës i qeverisjes lokale ka thënë se 26 nga ata që vdiqën ishin pacientë në spital, duke shtuar se zjarri ka ndodhur në një krah që strehonte pacientë të sëmurë rëndë.
Autoritetet e kanë bllokuar hyrjen në spital të mërkurën, ndërsa njoftuan një hetim mbi incidentin.
