Shkup, policia shqipton gjithsej 214 masa, 124 për tejkalim të shpejtësisë
19.04.2023 09:35
Sektori për Punë të Brendshme - Shkup....

Sektori për Punë të Brendshme - Shkup, edhe gjatë ditës së djeshme (18.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 masa.
“Janë shqiptuar 124 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për tejkalim të paligjshëm të automjeteve. Pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për vendosje të foliave të paçertifikuara (xhamat e lyer”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
