Manhattan, një i vdekur nga shembja e parkimit 4 katësh
19.04.2023 12:42
Një punëtor humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të lënduar....

Një punëtor humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të lënduar pas shembjes së një parkimi 4 katësh në Manhattan të Nju Jork City, pranë universitetit Pace.
Qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës shkuan në vendngjarje dhe punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar, duke përdorur edhe paisje robotike, pasi struktura ishte e paqëndrueshme.
Dëmet konsiderohen shumë të mëdha pasi dhjetra makina janë shtypur me njëra tjetrën, teksa shkaqet e shembjes janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për zbulimin e tyre.
