Maqedoni
Sociale, 312 banesa për familjet e rrezikuara
19.04.2023 13:53
312 familje me status të rrezikuar social do të përfitojnë banesa pas përfundimit të ndërtesës 13 katëshe...

312 familje me status të rrezikuar social do të përfitojnë banesa pas përfundimit të ndërtesës 13 katëshe, banesa sociale në Butel. Kryeministri Kovaçevski së bashku me ministrin e transportit, Boçvarski, kanë inspektuar punimet ndërtimore në banesën sociale e cila po ndërtohet ku kanë evidentuar se 95 % të punimeve veç më janë kryer.
“Kjo është banesa sociale më e madhe në vend, në të cilën së shpejti do të përfitojnë shtëpi 312 familje nga kategoritë e rrezikuara sociale. 312 familje të rrezikuara sociale, bashkëqytetarë tanë, do të kenë çati mbi kokë dhe fëmijët e këtyre familjeve do të jenë të sigurtë, në vend se në rrugë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Objekti ka kushtuar rreth 10 milion euro, thotë ministri Boçvarski.
“Kemi investuar rreth 9.8 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti me të cilët do të ndihmojmë jetimët, përfituesit e ndihmës së përhershme financiare, prindërit e vetushqyes dhe personat me aftësi të kufizuara. Të gjithë kanë të drejtë të barabartë për t'u ndjerë të mbrojtur nga shteti.”, - theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Pas përfundimit të punimeve ndërtimore, të cilat pritet të ndodhin pas disa muajsh, do të publikohet shpallja edhe për ndarjen e banesave sociale në komunën e Butelit.
GAZMEND KURTISHI
