Maqedoni
Mexhiti: Anesteziologut mund t’i merret licenca përgjithmonë
19.04.2023 14:22
Anesteziologut Valon Dervishi mund t’i merret licenca përgjithmonë dhe asnjëherë mos të punon si mjek...

Anesteziologut Valon Dervishi mund t’i merret licenca përgjithmonë dhe asnjëherë mos të punon si mjek, thotë ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Tani për momentin, anesteziologut licenca i është marrë për 7 vjet dhe ai për momentin është në paraburgim.
“Në kuadër të ligjit, atij do t'i merret licenca për 7 vjet deri në përfundimin e procedurës. Më pas atij mund t'i hiqet licenca përjetë. Nuk ka asnjë procedurë disiplinore të nisur deri tani, nuk e di pse, por ajo çfarë mund t’ju them, deri para dy javësh, imagjinoni nuk ka pasur një komision disiplinor në spital, nuk e di pse ishte kështu. Tani e tutje tek unë në Ministrinë e Shëndetësisë nuk do të vazhdojë kështu, gjërat do të trajtohen në të njëjtin moment dhe do të ndëshkohen më rëndë.”, - deklaroi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Me propozim të Prokurorisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, për mjekun Valon Dervishin 43-vjeçar, anesteziologut nga Tetova i është caktuar masë paraburgimi prej tetë ditësh, i cili ka incizuar dhe transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale personelin mjekësor dhe gratë shtatëzana, paciente në njërën nga sallat e spitalit dhe ka publikuar ato drejtpërdrejtë në rrjetin social TikTok. Përcaktimi i masës vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka iniciuar procedurë ndaj të akuzuarit për veprat penale “punë nga pakujdesia në shërbim” si dhe “incizim i paautorizuar” nga neni 152 paragrafi 2 i Kodit Penal.
REJHANE BUSHI METAJ
