Plenumi studentorë, dita e katërt e okupimit të fakulteteve

14.02.2015 17:14

Plenumi i studenteve vazhdon te mbaje të okupuar fakultetet dhe kjo do te vazhdoje keshtu sic thone ata deri sa te plotesohet kërkesa e tyre per terheqjen e plote te ligjit per arsimin e larte...

“Ne do të qëndrojmë këtu deri sa kërkesat tona nuk plotësohen deri në fund” theksojne nga Plenumi studentore, i cili ka mbajtur sot edhe nje plenum te pergjithshem në të cilin është diskutuar për hapat e mëtejshëm. 

Nderkohe nga Plenumi i Profesorëve duke shprehur mbeshtetje per plenumin e studenteve përmes një komunikate thot se në takimin e 6 shkurtit në Qeveri eshte diskutuar per miratimin e nje ligji te ri.

“Duam ta rikujtojmë ministrin Ademi se në takimin e 6 shkurtit të këtij viti ndërmjet Kryeministrit Gruevski, përfaqësuesve të Qeverisë dhe përfaqësuesit e dy Plenumeve, është biseduar për miratimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, e jo ndryshime dhe plotësime në ligjin aktual”,  thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Mbeshtetje studenteve te Shkupit u ka ardhur edhe nga Prishtina. Ne nje komunikate per media Studentët aktivistë të Lëvizjes Studentore për Barazi-STUDIM KRITIKË VEPRIM solidarizohen me aksionin dhe mbështesim kërkesat e studentëve të Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup. 

"Rritja e tarifave, teknikalizimi i dijes, rritja e kontrollit dhe censurës nga pushteti janë dukuri që po shkatërrojnë Universitetitin dhe jetën universitare edhe në Kosovë si në shumë vende tjera të botës që udhëhiqen nga sistemi neoliberal. Por, rezistenca kundër këtyre shtrëngesave përbën edhe kauzat rreth të cilave duhet të bashkohen studentët. Në këtë drejtim, zaptimi i Universitetit që po bllokohet nga politikat neoliberale është në fakt akt çlirim i Universitetit” - theksojne nga Lëvizja Studentore për Barazi-STUDIM KRITIKË VEPRIM, nga Prishtina. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)