Maqedoni

Kovaçevski: Propozimet të paraqiten në komision

19.04.2023 14:57

Opozita mund t'i paraqesë të gjitha propozimet që ka në Komisionin për Çështjet Kushtetuese..

Opozita mund t'i paraqesë të gjitha propozimet që ka në Komisionin për Çështjet Kushtetuese që do të ngrihet në Ministrinë e Drejtësisë dhe t'i debatojë atje. Ky është komenti i kryeministrit Dimitar Kovaçevski lidhur me idenë e profesorit universitar dhe ish-deputetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Spasenovski, se opozita mund të fitohet për të votuar për ndryshimet kushtetuese nëse ndryshohet stema aktuale e shtetit. 

“Le t’i sjellin lirisht të gjitha propozimet e tyre në Komisionin për Çështje Kushtetuese që do të krijohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe aty do të mund të diskutohet. Sepse ne e shohim, fillimisht ishte një modele kroate, tani stema, kështu që qëndrimet në nivel të përditshëm po ndryshojnë atje. Do të shohim deri në fund si do të jetë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Mickovski: Ndryshime me digtat bulgar nuk do të ketë
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre  problem i shtetit nuk është opozita, por kryeministri Kovaçevski, një përsëritës i ngecur në klasën e tretë. 
 
“Do të them sërish se ndryshim të Kushtetutës në këtë përbërje parlamentare nën diktimin bullgar nuk do të ketë. Le t'i dorëzojë në parlament, nëse janë 80 deputetë, unë do të largohem nga politika, ndërsa le të mbetet kryeministër, nëse nuk janë 80 deputetë, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje, sepse politika e tij është mposhtur.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Ditë më parë Aleksandar  Spasenovski  për TV-Sitel deklaroi se ndoshta kthimi në debatin për ndryshimin e stemës, aktuale është një nga mënyrat për të mundësuar një diskutim me opozitën. Ndryshe përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë nuk është vetëm kërkesë bullgare, por është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në. Skriningu nga BE-ja zgjat deri në nëntor dhe qeveria shpreson që deri atëherë të mund të bëjë ndryshimet kushtetuese për të nisur menjëherë hapjen e kapitujve në negociatat me Bashkimin Evropian.
 
SANIJE DURAKU