Reali fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Chelseat
19.04.2023 15:26
Ndërkaq, në Londër, pjesa e parë midis Çelsit dhe Realit të Madridit është mbyllur me rrjeta të paprekura...

Ndërkaq, në Londër, pjesa e parë midis Çelsit dhe Realit të Madridit është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndonëse duhet theksuar se ka qenë skuadra vendase që e ka mbizotëruar plotësisht lojën dhe ka patur raste për shënim, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës, përballë miqve të kënaqur të mbrojnë fitoren dygolëshe të arritur në shtëpi në ndeshjen e parë javën e shkuar.
E njëjta tablo ka qenë edhe në pjesën e dytë, por Reali ka rezultuar vrastar në kundërsulm dhe Rodrigo do të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 58-të. Dhe fati i këtij çifti çerekfinalist do të vuloset 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur i njëjti lojtar, Rodrigo, do të shënojë edhe golin e dytë të madrilenëve, që përsërisin kështu fitoren e ndeshjes së parë edhe në ndeshjen e kthimit dhe janë në gjysmëfinale.
