Sfida Bayern – City, sonte drejtpërdrejt në TVM2

19.04.2023 15:28

Sonte Europa do të njoh edhe dy skuadrat e fundit që do të kalojnë në fazën gjsyëmfinale të Ligës së Kampionëve....

Sonte Europa do të njoh edhe dy skuadrat e fundit që do të kalojnë në fazën gjsyëmfinale të Ligës së Kampionëve. Në të dyja ndeshjet, rezultatet e sfidave të parë treguan diference mes ekipeve, megjithatë Champions është vitrina e skuadrave të mëdha ndaj surprizat janë gjithnjë të pranishme. Për shkak të statures që kanë,  vëmendja më e madhe do të jetë e përqëndruar në Alianz aty ku Bajerni është i therritur në një përmbysje epike, gati të pamundur në leter kundër Manchester Cityt. Anglezet, skuadër favorite dhe me shumë cilësi fituan takimin e parë 3 me 0 dhe udhëtojnë në Gjermani me objektivin për të mos neglizhuar asgjë. Të paktën referuar deklaratave të Pep Guardioles.
 
Teknilku spanjoll do të ketë të gatshëm Fill Foden pas nderhyrjes në apandesit ndertkohe që Haland, Stones, Rodri dhe de Brojnë janë të fresket fizikisht. Tek anglezet nuk do të ndryshoje asgjë në raport me sfiden e parë. Tek gjermanet nderkohe është kthyer te stervitet Cupo Moting por ka dilema në lidhje me aktivizimin e tij. Jashtë gjithashtu ata që dihen Nojer dhe Lukas Hernandez. Shqetësues tek bavarezet edhe përplasja Sane-Mane, që u mbyll me gjobitjen e senegalezit dhe lënien jashtë sfides në kampionat. Nga dueli në fjalë, programi ynë do të bëj transmetim të drejtpërdrejt.
 
Në duelin tjeter Inter vjen në San Siro kundër Benfikes me sigurine me fitores 2 me 0 në Lisbone. Rezultat që ngroh zikaltrit, të cilët do të kenë suportin edhe te 76 mijë tifozeve me ëndërrën e madhe për të qenë në gjysmëmfinale ndaj Milanit 20 vjet pas përballjes dramatike te 2003. Përplasja ë stërvitjes mes Onanes dhe Brozovic e shqetësoi pak ambjentin zikalter. Skriniar është mungese e sigurite ndërsa turku Calhanoglu është kthyer. Në krahun tjeter tekniku Shmind dhe lojtarët e tij janë optimist se mund të përmbysin gjithcka ne Milano. Përvoja e mirë me ndeshjet jashtë këtë edicion ndaj Juventusit dhe PSG I jep besim luzitaneve të cilët nuk kanë të gatshëm Bah dhe Draksler.