Bostoni avancon me 2-0 në serine kundër Atlantas

19.04.2023 15:29

Boston udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off ndaj Atlanta, pas fitores 119-106 të arritur në fushën e tij....

Boston udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off ndaj Atlanta, pas fitores 119-106 të arritur në fushën e tij. Takim që u dominua nga vendasit, ku diferencën e bënë Tatum me 29 pikë e 10 rebound si dhe Ëhite me 26 pikë. Po 29 pikë realizoi edhe Murray për Atlanta, por që mbetën për statistikë. 
 
Cleveland fitoi 107-90 ndaj New York në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke barazuar 1-1 serinë. Garland me 32 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Randle-Brunson për nju-jorkezët. Në Perëndim është luajtur vetëm një ndeshje. 
 
Ekipi i Phoenix mundi 123-109 Clippers dhe barazon 1-1 serinë e takimeve. Edhe pse Leonard realizoi 31 pikë për Clippers e Westbrook 28, ato s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqyen Booker me 38 pikë e Durant me 25.