Maqedoni

Shëndetësi, shërbimet e kujdesit afatgjatë

19.04.2023 16:32

Studimi "Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut" tregon një situatë shqetësuese...

Studimi "Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut" tregon një situatë shqetësuese për kujdestarët informal në vend. Në më shumë se 85% të rasteve, të anketuarit përmendin se ata mbështeten në ndihmën e familjes dhe miqve për të kujdesur për të moshuarit e tyre, pa marrë asnjë kompensim nga shteti. Kjo është një tregues i mungesës së një sistemi efektiv mbështetës për kujdestarët në RMV. Ky problem nuk është vetëm në Maqedoni, por është një sfidë globale që kërkon veprime të menjëhershme. Është e rëndësishme që shtetet dhe organizatat joqeveritare të mbështesin kujdestarët informal dhe të ofrojnë trajnime dhe mbështetje profesionale për ta ndihmuar të bëhen më të gatshëm dhe efektivë në kujdesin për të moshuarit e tyre. 
 
“Nëse duam të ofrojmë shërbime cilësore shëndetësore sociale për kujdes afatgjatë, atëherë duhet të investojmë në edukimin e njerëzve që do të jenë të kualifikuar për të ofruar kujdes për përdoruesit përfundimtarë. Me një numër të madh të personelit të arsimuar, rriten mundësitë për të përfshirë një numër më të madh të të moshuarve që do të marrin kujdesin e duhur në shtëpitë e tyre.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i “Kryqit të Kuq”, Sait Saiti.
 
“Si ministre e punës dhe politikës sociale, ne kemi një qasje të dyfishtë ndaj personave që kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Këtu janë shërbimet e stafit shumë të kualifikuar, por sigurisht që nuk mungojnë edhe të drejtat, pra mbështetja materiale që marrin personat më të moshuar në vend, si dhe personat me aftësi të kufizuara.”, - theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
 
Instituti për Veprimtari Sociale është duke zhvilluar një gamë të gjerë trajnimesh profesionale nga data 31 dhjetor 2022, në bashkëpunim me institucione dhe organizata të tjera në vend. Në këto trajnime janë përfshirë 370 punëtorë profesional, nga të cilët 63 janë meshkuj dhe 307 janë femra. 
 
SEDAT SELIMI