Botë

Hagë, vazhdon seanca me dyer të mbyllura

19.04.2023 16:51

Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së...

Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave para Dhomave të Specializuara në Hagë.
 
Për dallim nga dita e parë, kur pjesa hyrëse ishte e hapur për publikun, seanca e së martës gjatë tërë kohës ishte e mbyllur dhe me përmbajtje të redaktuar. Ky dëshmitar në ditën e parë të dëshmisë tha se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ka qenë prezent në daljen publike të UÇK-së. Dje ka vazhduar intervistimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur, i cili është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja. Pas hapjes së seancës nga trupi gjykues, është kaluar në seancë të redaktuar për publikun. Të hënën, ky dëshmitar ka konfirmuar se ka qenë dhe është anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga fillimi i viteve 90’, si dhe ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton RTKlive. Ai dje gjatë pjesës së hapur për publikun ka treguar për organizimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjatë viteve 90’, ndërsa pyetjet e prokurorit kanë qenë të fokusuara në organizimin e LDK-së në komunën e Malishevës.