Një sërë projektesh infrastrukturore

14.02.2015 18:02

Një sërë projektesh infrastrukturore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet t’I afrojnë këto dy vende akoma më shumë, jo vetëm fizikisht, por edhe në fushën ekonomike...

Janë projekte të mirënjohura si Korridori i Tetë, apo Rruga e Arbrit të cilat pritet të marrin jetë e të japin pikërisht këto efekte.

Lidhur me ecurinë e tyre, ministri i Transporteve të Shqipërisë Edmond Haxhinasto tregon në një intervistë për TVM2 se në ç’fazë janë këto projekte. Ja se si shprehet ai për korridorin e tetë”

Sa i përket linjës hekurudhore të parashikuar në këtë projekt, ministri i Transporteve shprehet se ai është në fazën e fizibilitetit.

Edhe për rrugën e Arbrit, duket se diçka ka filluar të lëvizë. Haxhinasto thotë se shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata me një kompani kineze, për ti hapur rrugën avancimit të punimeve.

Në fund, ministri i Transporteve të Shqipërisë I vlerëson marrëdhëniet me maqedoninë si mjaft të mira, duke kërkuar që rtë respektohet pikë për pikë marrëveshja e Ohrit, si një nga dokumentet themeltarë të funksionimit të shtetit të Maqedonisë. (Luljeta Ndoka, TVM2)