Fillon operacioni i përbashkët Frontex në RMV, do të zgjasë deri vitin e ardhshëm
Në Qendrën Stërvitore të Policisë në Gjorçe Petrov....

Në Qendrën për trajnim policor në Gjorçe Petrov, me ceremoni solemne u shënua fillimi i Operacionit të përbashkët FRONTEX në Maqedoninë e Veriut.
Parashikohet që gjatë vitit 2023, FRONTEX të caktojë më shumë se 100 oficerë, automjete patrullimi dhe pajisje speciale, të cilat do të rrisin ndjeshëm kapacitetet për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit shtetëror u tha me këtë rast .
“Për ne FRONTEX do të thotë mbrojtje e kufijve, integritetit territorial dhe sovranitetit, do të thotë siguri dhe gjumë i qetë për fëmijët tanë, do të thotë përballje me krimin ndërkombëtar, do të thotë mundësi e zbatimit të standardeve profesionale evropiane. Ne u shërbejmë interesave të qytetarëve sepse kujdesemi për njerëzit dhe besojmë në vlerat evropiane” – tha Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.
