“Festivali i pranverës kineze” në Shkup
Në qendrën tregtare në Shkup, u mbajtë manifestimi i “Festivali i Pranverës Kineze” ku në skenë dhe një numër te madh te shtandeve qytetarët e Shkupit patën mundësi të mësojnë për pjesën e kulturës së pasur kineze...

Ky manifestim është pjesë e ngjarjeve me të cilin u shënua bashkëpunimi 30 vjecarë i Qytetit të Shkupi me R.P të Kinës konkretisht qytetit Naoqang.
Festivalin Kinez e vizitoi edhe kryetari i Qyteti të Shkupit, Koce Trajanovski.
“Erdhëm këtu në Shkup për të organizuar një ngjarje kulturore me rastin e bashkëpunimit tonë 30 vjecarë. Mbrëmë kur mbërritem dhe dolëm prej hoteli, koha ishte e shkëlqyer dhe ne e dinim se këtu do të gjenim një atmosferë miqësore. Sipas kalendarit LUNARË, fillon muaji i ri i vitit sic është janari.dhe festojmë duke i veshhur gjithckaje ngjyrën e kuqe dhe duam që gjithcka të jetë në festë, në gëzim” – tha Sou Shiu Ling, zv.presidente Nga Kongresi i Ansamblit të Përgjithëshëm.
“Këtu në Shkup e festojnë “Vitin e Ri Kinez” i cili tradicionalishte festohet ne Kinë dhe për ta nënkupton fillimi i pranverës. Sic mësova festat për vitin e ri zgjasin rreth 15 ditë, këto dy ditë patëm mundësi ta shohim afër atmosferën e kësaj feste” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trjananovski.
Shkupi dhe Nanchangu jan binjakëzuar ne vitin 1985 dhe është i vetmi qytet në Azinë qw ka këtë nivel të bashkëpunimit.
Nanchang është kryeqyteti i provincës Dzhiangdzhi (Jiangxi) në juglindje të Kinës. Qyteti Nanchang është i famshëm për Sheshin Publik i cili është sheshi i dytë më i madh publik në Kinë, pas Tianamen Square në Pekin. Nanchang ka një popullsi prej rreth 5 milion. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
