Botë
Shpërndarja e ndihmave kthehet në tragjedi, Jemen: 85 të vdekur dhe 300 të plagosur
20.04.2023 13:32
Të paktën 85 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 u plagosën në Sanaa...

Të paktën 85 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 u plagosën në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, në një ngjarje bamirëse gjatë Ramazanit. Pjesëtarët e Huthi-t të cilët ishin të armatosur, pas një gjuajtje me armë në përpjekje për të kontrolluar turmën, kanë goditur një shtyllë elektrike, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar panik në turmë dhe humbje jetësh. Në turmë shihen fëmijë dhe gra.
Aksidenti ka ndodhur në një objekt shkollor gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare për Ramazan. Pamjet tregojnë skena kaotike pas incidentit në zonën Bab el Jemen. Qindra njerëz u mblodhën në shkollë për të marrë donacione që arrinin në rreth nëntë dollarë për person. Spitali në Sanana është i stërmbushur me njerëz të plagosur. Udhëheqësi i Huthi-t erdhi në vendngjarje menjëherë pas incidentit.
"Tani jemi në spitalin Al-Thaëra, të shoqëruar nga të gjitha shtyllat e shtetit dhe ata janë të pranishëm për të dëshmuar ngjarjen tragjike që kemi përjetuar në orët e fundit dhe nën drejtimin e kreut të revolucionit, Abdul-Malik Badr Al-Din Al-Houthi, si dhe presidentit Mahdi Muhammad Al-Mashat, i cili na urdhëroi të zbrisnim dhe të inspektonim kushtet e të parit prej të plagosurve, si dhe ata që vdiqën. Po jetojmë një tragjedi të madhe. Një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve tanë janë dëshmorë sonte.”, - deklaroi udhëheqësi i Houthi-t, Abdel-Aziz Bin Habtour.
Rebelët Huthi të lidhur me Iranin morën kontrollin e kryeqytetit të Jemenit nëntë vjet më parë, duke shkaktuar një ndërhyrje të një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite për të mbështetur qeverinë. Që atëherë, lufta në Jemen ka marrë qindra mijëra jetë dhe ka nisur një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, në këtë vend që konsiderohet më i varfëri i Gadishullit Arabik.
FARIJE DAUTI BAKIJU
