Kievi raporton rrëzimin e një sateliti të NASA-s, agjencia e mohon

20.04.2023 13:57

Qiejt e Ukrainës janë zbardhur në mes të natës....

Qiejt e Ukrainës janë zbardhur në mes të natës si pasojë e një drite të fuqishme të shkaktuar nga një objekt në rënie, duke ndezur menjëherë alarmin e sulmeve ajrore. Shefi i administratës ushtarake në Kiev, Serhi Popkov, deklaroi se gjithçka ndodhi si pasojë e rrëzimit të një sateliti hapësinor të NASA-s.

Rreth orës 22:00, flaka e shndritshme e një objekti fluturues u vu re mbi Kiev. Sipas informacioneve paraprake, ky fenomen erdhi si pasojë e rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s në Tokë.

“Për të parandaluar që mbeturinat të shkaktojnë viktima u shpall një alarm për sulm ajror. Mbrojtja ajrore nuk hyri në veprim.”, tha Popkov.

Ndërkohë  i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Agjencisë Hapësinore Amerikane, NASA e cila mohoi se ndonjë satelit i saj është rrëzuar në tokë.

Sipas saj, sateliti Rhesi është ende duke lëvizur në orbitë, pa dhënë detaje të mëtejshme.